tetova01.jpg

Mbrojtja e ambientit jetësor në buxhetin e Komunës së Tetovësështë përfshirë me programin për rregullimin e tokës ndërtimore dhe veprimtari komunale dhe disponon me 11.8 milionë denarë, apo 0.5 % nga buxheti komunal. Ndërsa komuna e Çairit, në buxhetin për vitin 2019 ka paraparë 472 mijë denarë, apo 0.05 % nga buxheti komunal për mbrojtjen e ambinetit jetësor dhe natyrës.

Mimoza MUSTAFAI

Dhjetë komunat me ajër më të ndotur në Maqedoninë e Veriut, mestaraisht për 1 % kanë zvogluar planfikimet buxhetore për mbrojtjen e ambientit jetësor për vitin 2019. Sipas raportit të përgjithshëm për kualitetin e ambientit jetësor për vitin 2017, raporti i fundit i kësaj natyre i Ministrisë së Ambientit dhe Planfikimit Hapësinorë, komuna më të ndotura me PM-2.5 grimca në ajër kanë qenë Tetova, Qendra, Karposhi, Manastiri, Kumanova, ndërsa përqendrimi më i lartë i grimcave PM-10 ishte regjistruar në stacionin matëse “Rektorati”, Kavadarë, Gazi Babë, Kumanovë dhe lagjja Lisicë, shkruan Press Online.

Shuma më e madhe, por edhe përqindje më të madhe e buxhetit të alokuar për ambient jetësor dhe natyrë ka Qytetit i Shkupit. Nga buxheti i përgjithshëm prej 6.5 milijardë denarë për këtë vit, për mbrojtjen e ambientit jetësor janë destinuara 186 milionë denarë, që është për 3 herë më shumë nga viti 2018.

Edhe Komuna e Areodromit ka dyfishuar buxhetin për mbrojtjen e ambientit jetësor, i cili këtë vit arrijnë 23 milionë denarë apo 2.2 %  nga buxheti i përgjithshëm. Komuna Qendër për këtë qëllim këtë vit do të harxhojë 20 milionë denarë, apo rreth 1.5 %  nga buxheti i saj.

Ndërkaq, Manastiri e ka zvogluar buxhetin për ekologji, i cili vitin 2018 ka qenë 29.5 % nga buxheti i përgjithshëm, ndërsa këtë vit është rreth 24 milionë denarë, apo 1.3 %. Komuna e Manastirit në një tjetër akt buxhetor ka edhe projektin disa vjeçar për gazifikim, për nevojat e së cilit mjetet për vititn 2019 janë zvogluar për 8 milionë denarë.

Ndërkohë, komuna e Kavadarit për mbrojtjen e ambientit jetësor për këtë vit ka planifikuar 12.4 milionë denarë apo 1.2 %  mjete nga buxheti i përgjithshëm. Gazi Baba, megjithatë, në propozim programin për vitin 2019 të sektorit për mbrojtjen e ambientit jetësor ka paraparë mjete në vlerë prej 8.1 milionë denarë, të destinuara për subvencione për blerjen e koftorave dhe peletave, eko-shkolla dhe filtra për uji për pije nëpër shkolla dhe çerdhe.

Tetovë

Mbrojtja e ambientit jetësor në buxhetin e Komunës së Tetovës është përfshirë me programin për rregullimin e tokës ndërtimore dhe veprimtari komunale dhe disponon me 11.8 milionë denarë, apo 0.5 %  nga buxheti komunal. Në këtë program janë pesë projekte: projekti për shtretërit e lumenjve në Shipkovicë, Reçicë të vogël dhe lumi Pena, revizion për dokumentacionin projektues për pastrimin e ujërave të zeza, auditim i fizibili studimit për menaxhimin e mbetjeve dhe përgatitja e planit operativ, projekt për rrjet të shpërndarjes të gazit dhe subvencionimin e qytetarëve për të blerë kaldaja me gaz për familjet.

Komuna e Karposhit ka planfikuar vetëm  3 milionë denarë, por ka edhe projekte të planfikuara për përmirësimin e gjendjes me ambient jetësor në kuadër të programeve tjera, si parqe dhe gjelbërime dhe hapësira të gjelbërta dhe pastërtinë publike.

Kumanova, ashtu si Manastiri, ka projekt për gazifikim, por në programin për ambientë të pastërtë jetësor ka paraparë buxhet prej 2.4 milionë denarë, apo 0.1 %  nga buxheti përgjithshëm.

E fundit në listë është komuna e Çairit, e cila në buxhetin për vitin 2019 ka paraparë 472 mijë denarë, apo 0.05 %  nga buxheti komunal për mbrojtjen e ambinetit jetësor dhe natyrës.

Çair
Çair
Çair

Nga ana tjetër, ekologjistët vazhdojnë edhe më tej të alarmojnë për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit,  i cili viteve të fundit ka renditur Maqedoninë e Veriut në majat botërore për nga ndotja.

“Numri që më së shumti më shqetëson është shifra prej 3 mijë personave të cilët vdesin në nivel vjetor në Maqedonin e Veriut si pasojë e problemeve shëndetësore që vijnë nga ndotja. Megjithatë edhe më shqetësuese është fakti se çka do të ndodh për 50 vitet e ardhshme kur do të kemi anarki, uri, thatësirë, djegie ferri. Kjo çështje të vendoset si prioritet, nuk dua të flas për politikë por megjithatë kur në diskursin politik kemi marrëdhënie ndëretnike, NATO, punësime, investime të huaja e të ngjashme, kjo çështje vjen në fund të të gjithave,  ndërkaq kjo është baza për gjithçka tjetër kështuqë mendoj se ata duhet t’i rishqyrtojnë prioritetet dhe të dëgjojnë zërin e aktivistëve”, deklaroi Ivo Bosilkov, Koordinator i Protestës “Friday for Future”, mbi ndryshimet klimatike. (24 maj 2019, Protestë para Qeverisë).

Qytetarët e anketuar nga PressOnline shprehen se duhet ngritje e vetëdijes dhe ndërgjegjjes për ruajtjen e ambientit midis shoqërisë dhe të bëhet presion te ata që janë në pushtet me qëllim që të gjindet një zgjidhje për këtë katandisje ekologjike.

Infografik

Me këtë storie Press Online i bashkangjitet fushatës me interes publik për mjedis më të mirë “Mos injoro! Reago!” të Institutit për Studime të Komunikimit dhe mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup. Текстот е првично објавен ТУКА.