manastiri-foto-kryesore-ballina.jpg
Dimitar. S, një pensionist prap i ka sytë e drejtuar nga termocentrali “REK Bitola” që është ndotësi më i madh dhe që bën problem edhe gjatë stinave të tjera, por me nivele më të ulta të ndotjes. “Kjo bishë po vret, pasi që nuk ka filtra dhe gjithë pluhurin ndotës po e thithim. Duhet të parandalohet sa më parë për të ruajtur ambientin dhe jetët e njerëzve”, thotë plaku manastiras.

Situatën alarmante që është shkaktuar nga ndotja e vërtetojnë dhe mjekët në Manastir.

Dr. Lupço Sekulovski thotë numri i pacientëve me sëmundje kronike të rënda dhe gati të pashërueshme çdo ditë po rritet.

“Ne kemi statistika që i mbajmë në evidencën tonë, por ato janë për nevojat tona interne. Numri po rritet, dhe është e vërtetë se shkaktari kryesorë është ndotja e ajrit dhe ambientin jetësor. Sidomos sëmundjet maligne dhe benigne, ato kardiovaskulare, si dhe alergjit dhe ato asmatike që më parë ishin në minoritet”, u shpreh ai. Ai thotë se në këtë periudhë ka raste më të rralla të pacientëve që kërkojnë ndihmë për shkak të ndotjes. Megjithatë manastirasit po presin që të ndërmerren masa kundër ndotjes, pasi që sipas tyre, dimri vjen shpejt.

Ndotja gjatë dimrit

Eko shoqatat janë aktive

Shoqatat ekologjike janë aktive në Manastir sa i përket masave dhe alarmimit kundër nivelit të lartë të ndotjes. Ato disa muaj më parë formuan Platformën për ndjekjen e cilësisë së ajrit ambiental të quajtur “Merrë frymë”. Këto shoqata thonë se po merret ndjekjen e ndotjes, evidentimin e ndotësve më të mëdhenj dhe përkrahjen e personave me kancer. Sipas të dhënave të kësaj platforme, çdo ditë në Manastir lind një foshnje i sëmurë nga kanceri, çdo javë një grua përballet me kancerin në gji dhe çdo javë ka nga dy raste të sëmurëve me kancerin në mushkëri. Këtë e ka prezantuar muaj më parë Andrijana Mitrevska nga “Jasmin od Bitola”, shoqata qytetare për këshillim dhe përkrahje të personave me kancer dhe të atyre që janë shëruar.

Edhe Sonja Rizovska-Paligora nga Shoqata për të sëmurët nga kanceri “Shpresa e re” thotë se është rritur niveli i ndotjes dhe se ndotësi kryesor është kombinati elektroenergjetik. “Kalendari i sëmundjeve është shumë i gjërë, nga astma që paraqitet tek foshnjat që në lindje, sëmundjet e mushkërive të bardha, sëmundjet respirative, kanceri në të gjitha format bashkë me leukeminë, kanceri në gji tek femrat, dukuri e cila nga 2017 e deri sot është rritur për 40% tek femrat e Manastirit dhe rrethinës, anemitë kronike, sëmundjet kardiovaskulare në rritje e sipër, ku shpesh mbarojnë me infarkte momentale vdekeprurëse, të cilat janë në shtim e sipër, infarktet në tru, sëmundja e sheqerit në gjak, dhe shumë sëmundje të tjera vdekeprurëse – kronike”, thotë aktivistja Rizovska.

Sipas saj, preventiva është shumë e vogël, sepse ka mungesë të mjekëve specialistë në Spitalin Klinik të Manastirit, por ka edhe mungesë të medikamenteve të sofistikuara për kurim.

“Reparti i Onkologjisë, ka regjistruar 200 raste të reja të kancerit për një kohë të shkurtër, dhe nga se nuk arrinë ti kurojë këtu pacientët, ata dërgohen në Shkup, ne Klinikat Univerzitare”, tha zonja Rizovska, ku atje presin radhë për kurim të mëtejshëm. Aktivistët e shoqatave ekologjike alarmojmë për rritjen e numrit të vdekshmërive nga këto problematika dhe se sipas tyre jozyrtarisht çdo vit regjistrohen mbi një mijë raste të vdekje ku shkaktare është ndotja e ajrit. Shoqatat apelojnë që institucionet në nivel shtetëror dhe lokal të merret më seriozisht me këtë problematikë, sidomos me Manastirin, sepse ndotja është vrasësi kryesor.

Punonjës të ndërmarrjes komunale “Komunalec”, që menaxhon me varrezat e qytetit, por dhe bashkesit fetare, deklarojnë se vdekshmëria është enorme në Manastir, nga pasojat e sëmundjeve të pashërueshme, që po shkaktohen nga ndotja e ajrit në Manastir me rrethin. Sipas të dhënave të tyre ka ditë që varrosen nga 20 kufoma, por mesatarja është nga 5 deri në 7 të vdekur në ditë, të moshave të ndryshme, që epërsishëm ngritet numri i moshës më të re, dhe ka mbërritur deri në moshën 30 vjeçe, por dhe më të re. Dëshmitarë më të mirë, janë shtyllat elektrike, ku qytetarët i ngjisin nekrologët për të afërmit e tyre.

Nekrologët në rrugët e Manastirit

Projektet në letër, pak punë konkrete

Komuna e Manastirit vitin e kaluar ma miratuar projektin për gazifikimin e saj dhe se përmes kësaj thotë se mund të ulet niveli i ndotjes. Sipas kryetares së saj, Natasha Petrovska deri në vitin 2020 është planifikuar që gazsjellësi të mbërrijë deri në Manastir, ndërsa ndërkohë, po përgatitet rrjeti nëpër komunë. Në projektin buxhetin për 2019 dhe rebalancin e buxhetit nuk shihet të jetë evidentuar ndonjë përkushtim i veçantë lidhur me masat kundër ndotjes. Treguesit në letër janë se shumë pak mjete ndahen për këtë problem gjigant. Në buxhetin për 2019 janë paraparë vetëm 1,3% për ekologji. Por ndërkohë, paralelisht është edhe realizimi i projektit për gazifikim, për nevojat e së cilit mjetet për vititn 2019 janë zvogluar për 8 milionë denarë. Kjo komunë gjatë periudhës së fundit ka ndërmarrë edhe disa masa tjera si subvencionimi I bicikletave dhe ngrohësve me peletë, por edhe hyrja falas për manastirasit në parkun nacional të Pelisterit, kjo masë ka vlejtur deri në fund të vitit të kaluar. Nga autoritetet komunale nuk kanë dhënë detaje se deri ku ka mbërritur realizimi i prioriteteve të saj kundër ndotjes.


Projeksioni i buxhetit komunal për 2019

Ndotësi më i madh

Ndotësi më i madh konsiderohet Kombinati Elektro Energjetik (REK Bitola) që gjendet në afërsi të fshatit Novak, që është larg Manastirit vetëm 8 deri 12 kilometra në vij ajrore.

Sipas të dhënave të projektit “Ndotja kronike përmes qymyrgurit”, kjo termoelektranë është e teta në Evropë për nga emetimi i dioksidit të sulfurit dhe e gjashtë për nga emetimi i grimcave ndotëse PM10. Edhe pse shpes flitet për vendosjen e filtrave elektrostatik.

Në fund të gushtit të kaluar, organizatat ekologjike nga Manastiri patën një takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe drejtorin e SH.A .”ELEM”, Vasko Kovaçevski për fillimin e përgatitjeve për vendosjen e filtrave elektrostatik, për të zvogëluar masën e ndotjes. Por, kjo iniciativ vetëm ka mbetur në letër, sepse deri sot nuk është bërë asnjë lëvizje në kët drejtim. Filtrat e premtuar akoma nuk janë vendosur në oxhaqet e Kombinatit Elektro Energjetik.

Nga Ministria e Ambientit Jetësor thonë për INA se po bisedojnë me REK Bitola në drejtim të parandalimit të shkallës së lartë të ndotjes, pasi që janë ndërmarrë disa masa afatshkurtëra si remonti i tri blloqeve, trajtimi i hirit dhe masa të tjera për marrjen e lejes së integruar ekologjike të kategorisë A. Por nga masat afatgjata mbetet vendosja dhe rikonstruimi i filtrave elektrostatik.

Termocentrali është ndertiar ne vitet e 70-ta, por dy blloqet e reja u ndërtuan në vitin 1982 e deri ne vitin 1988, dhe gjeneron mbi 4.34 megavat energji elektrike në vit, dhe siguron mëse 70% të energjisë elektrike ne vend. Ai është ndërtuar në minierën e qymyr-gurit dhe përdor si energjens linjitin, për funksionimin e sajë.

Periudha kaq e gjatë dhe objektet manifakturale të vjetëruara me disa vetëm remonte sipërfaqësore, dhe përdorimi i këti lloji të qymyrit (Linjit), e bën këtë termocentral të rrezikshëm për ambientin jetësor. Linjiti ka ngjyrë kafe të zezë dhe ka përmbajtje të karbonit rreth 60-70 për qind, përmbajtje të lartë të lagështisë ndonjëherë deri në 75 për qind, dhe përmbajtje prej hirit që varion nga 6-19 për qind në krahasim me 6-12 për qind qymyr bituminoz. Këto shifra të frikshme e kanë radhitur këtë komunë në listen e 3000 vendeve më të ndotura që mban vendin e 280 sipas organizatës ndërkombëtare ekologjike “Greenpeace” , por që këtë periudhë paksa është më ndryshe.

Fërgim Demiri
 
Me këtë shkrim, Agjencia e lajmeve INA-Online i bashkëngjitet fushatës nga interesi publik për ambientin jetësor më të mirë “Mos injoro! Reago!”, i realizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit mbështetur nga Ambasada e Britanisë Madhe në Shkup. Прилогот е првично објавен ТУКА.