MK
abana1.jpg
Drunj të rrethuar me beton apo të robëruar nga kafenetë, ndërsa tjerët, qytetarët i shfrytëzojnë për t’i lidhur biçikletat e tyre. Kjo pamje mund të vërehet në çdo hap nëpër qendrën e Shkupit. Dy drunj janë evidentuar si “të vdekur” ndërsa mbi 1000 të tjerë janë në rrezik që t’u konstatohet vdekje. Ngjyra e kuqe në hartën alarmon për drunj “të ngulfatur” në Shkup. Njëri gjendet në rrugën Maqedonia, i cili është robëruar nga ballkoni i kafe barit, ndërsa tjetri në rrugën Maksim Gorki në Qendër i cili është kapur nga betoni. Drunj që më së shpeshti janë të ngulfatur janë gëlqerja, panja dhe akacia.

“Ky dru është i llojit të paktë në rrugën Maqedonia por fatkeqësisht është tharë. Ky dru nuk ka shancë të mbijetojë pasi është i robëruar plotësisht nga terracat verore te kafeneve. Edhe qindra dru te tjerë në qytetin e Shkupit janë të ngulfatura nga betoni e dërrasa”, Arbana Qerimi Klimenta, gazetare.

Drejtori i NP-së “Parqe dhe gjelbërime”, Adrian Muça tha se vazhdimisht punojnë për lirimin e drunjve. Ai premtoi se deri në fund të vitit të gjithë drunjtë do të lirohen.

“Ne veçmë nënshkruam memorandum bashkëpunimi për t’i liruar ata hapësira të cilët janë të uzurpuara me vite. Nuk janë të bëra tani. Ato janë në afër 100 lokacione për të cilët ne për momentin permanent punojmë në lirimin e këtyre hapësirave bashkë me qytetin e Shkupit dhe me Fakultetin e pylltarisë. Janë në punim e sipër besoj që deri në fund të vitit do të lirohen këto hapësira”, u shpreh Drejtori I NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Adrian Muça.

Eli Pesheva nga nisma O2 tha se përfitimet janë shumë të mëdha nga drunjtë që janë të vjetër nga disa dekada për shkak se kanë rol të madh në pastrimin e ajrit.. Fidaneve të reja u duhet kohë deri sa të fillojnë të kontribuojnë për pastrimin e ajrit.

“Për një kohë të shkurtër, në temperatura të larta, 200-300 prej këtyre drunjve do të vdesin. Ky numër nuk mund të kompensohet me fidanë të reja sepse ato nuk do të kenë ndikim të njëjtë në ajrin siç e kanë këta drunj shumë dekadash. Ne nuk e kemi të qartë se pse nuk intervenohet”, deklaroi Eli Pesheva nga Nisma O2.

Qyteti i Shkupit së bashku me Fakultetin e pylltarisë i lirojnë drunjtë e robëruar në Shkup. Tani për tani numri i drunjve të liruar është 20. Qindra të tjerë presin në radhë.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

Со овој прилог, ТВ 21 се приклучува кон кампањата за подобра животна средина „Не игнорирај! Реагирај!, што ја спроведува Институтот за комуникациски студии и е финансирана од Британската амбасада во Скопје. Прилогот е првично објавен ТУКА.