Mijëra drunj po prehen në malin Sharr, alarmon bjeshkatari dhe fotografi nga fshati Bozovcë, Shahin Fazlija. Ai gati çdo javë shkon në vendin turistik në Leshnicë që është 8 kilometra larg nga fshati ku jeton. Me fotoaparatin e tij ka shkrepur disa fotografi ku mund të shihen drunj të prerë dhe eskavator. Sipas tij këtu po bëhet gati për tu ndërtuar një hidrocentral.
Në fshat mund të vërehen prerjet e drunjëve. Një pjesë e fshatarëve poashtu shihen me kuaj të ngarkuar me drunj. Takuam një banor i cili ishte rrugës për të prerë drunj.
Fshatarët rrëfejnë se frigohen që të prenë dru pasi që gjobat janë të larta. Por Kamera e TV21 vërejti se një pjesë e malit është e zhveshur.
Hamdi Sulejmani nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” thotë se po bëhet një katastrofë e madh pasi po prehen drunjtë në mënyrë të pakontrolluar. Ata kanë paralajmëruar protesta masive për ta mbrojtur malin Sharr.
Përveç Malit Sharr rrezik janë të gjitha gjelbërimet e Maqedonisë së Veriut, veçanarisht tash kur temperaturat po bien, ndërsa qytetarët për të mos blerë dru në mënyrë ilegale po i prenë ato. Kërkuam përgjigje për atë se çfarë po ndodh në pyjet e Maqedonisë së Veriut nga Pyjet nacionale, por nuk morëm përgjigje.
Autor: Arbana Qerimi