Ditët me diell po shtohen, temperaturat e larta po mbizotërojnë edhe në tetor, ndërsa ditë me shi nuk ka dhe ajo i mungon tokës që të jetë më pjellore. Këtë e thotë bujku Rakip Mehmedi nga fshati Luboten të Shkupit. Ai rrëfen se nga fëmijëria merret me përpunimin e arave dhe thotë nga viti në vit është shumë nxehtë. E takuam duke mbledh kunguj, thotë se janë piqur mirë. Kungulli më i madh ishte mbi 30 kg.
Në vitin 2017 janë dëmtuar tokat bujqësore mbi 50 milion euro ndërsa në vitin 2016 ka pas dëm prej 30 milion eurove. Ministri i bujqësisë Trajan Dimkovski thotë se kanë bë modernizim të stacioneve meteorologjike me qëllim që të parashikohet moti dhe në këtë mënyrë të mbrohen tokat e bujqve nga moti.
Temperatura më e lartë që është matur këtë vit është në Gjevgjeli mbi 37 gradë, ndërsa më e ulëta ka qenë -2 në Berovë. Sipas informacioneve numri i ditëve me rreshje është zvogëluar ndërsa numri i ditëve me diell është rritur. Aleksandra Stevkov punon 10 vite në entin hidrometorologjik. Ai rrëfen për rritjen e temperaturave dita ditës.
Nga enti për hidrometorologji thonë se shi duhet të presim në fund të këtij muaji. Është evidentuar se në 20 vitet e fundit temperaturat janë gjithnjë e më të larta. Prej vitit 2007 deri 2018 vetëm viti 2011 nuk numërohet si vit i nxehtë.
Autor: Arbana Qerimi