“Nëse i shihni vetëm të ardhurat nga tatimet që lidhen me ambientin jetësor, do të vëreni që vetëm në vititn 2015 (rezultate më të reja nuk ka), ato janë për 16 herë më të mëdha se sa vlera e buxhetit që i është përcaktuar Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor”, thonë ambientalistët.
Mimoza MUSTAFAI
Nga arka shtetërore për vitin 2019 janë paraparë më shumë para për ambientin jetësor, ajër më të pastër, zhvillim rajonal etj., përsëri mejetet e planfikuara nuk janë të mjaftueshm, as për harmonizimin e legjislacionit ekologjik me atë të Bashkimit Evopian.
“Në propozim buxhetin për vitin 2019 janë paraparë mjete shtesë në programet për mbrojtjen e ambientit jetësor, me fokus në masat për mbrojtjen e ambientit jetësor, infrastrukturës lokale dhe në programet për zhvillim të rajoneve malore, si dhe rritjen e buxhetit të një pjesë të ministrive, agjencive, drejtorive dhe organeve tjera të sistemit shetëror”, thonë nga Qeveria.
Vlera totale e Buxhetit për vitin 2019 është planfikuar në 210.8 miljardë denarë, ndërsa shpenzimet janë planfikuar të jenë 228.5 miljardë denarë. Të ardhurat dhe shpenzimet e planfikuara rezultojnë me uljen e deficiti buxhetor në nivel prej 2.5 % apo 17.7 milijardë denarë në vlerë apsolute.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2015 Sllovenia ka ndarë 389 milionë euro, ndërsa Bullgaria 358 milionë euro për ambientin jetësor, gjegjësisht vlera e përgjithshme e shpenzimeve për ambient jetësor të qeverive të 28 vendeve të Bashkimit Evropian mesatarishtë arijnë në 0.8 % nga Bruto prodhimi Vendor.LIGJI, BE-ja DHE EKOLOGJIA NË MAQEDONINË E VERIUT
Mbi 700 akte normative të vendit duhet të harmonizohen me ato të Bashkimit Evropian (BE) në sferën e ekologjisë, kapitulli 20 i detyrave shtëpiake paraqet një nga kapitujt më kompleks që në mënyrë korrekte duhet të harmonizohet me legjislativin e Maqedonisë së Veriut dhe më pas të aplikohet. Me buxhet prej rreth 20 milionë euro shteti planifikon që t’i zgjidh problemet me ambientin jetësor, të cilat kushtojnë qindra milionë euro.
“Nuk dim ti shfrytëzojmë as fondet evropiane. Në Ministrinë e Ambientit Jetësor kemi profesionistë të cilët mund të punojnë në harmonizimin e akteve normative me ato të BE-së, por numri është i vogël. Kështu që angazhimi i ministrisë në këtë drejtim lë për tu dëshiruar. Ndoshta është e nevojshme që të kërkohet ndihmë nga vet BE-ja dhe sektori civil në vend”, deklaroi për Press Online, Nenad Koçiç, nga Organizata Ekologjike “Villa Zora”.












