klima01.jpg

Në 50 vitet e ardhshme ndryshimet klimatike do të shkaktojnë efekte të konsiderueshme në sektorët e rëndësishëm ekonomik: bujqësi, energjetikë, transport, shëndetësi dhe turizëm. Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë humbjen e eko-sistemeve dhe bio-diversitetit, do të ndikojnë në amvisnit dhe në ekonominë, si dhe në grupe të caktuara të shoqërisë, sidomos tek personat e moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet apo amvisnit me të ardhura të ulëta. Në Maqedoninë e Veriut, bujqësia do të jetë një nga sektorët më të prekura, për shkak se ajo është e ekspozuar shumë nga efektet e ndryshimeve klimatike, për shkak të varësisë të drejtpërdrejtë nga kushtet klimatike.

“Bujqësia si degë, ka kontribut të madh në shkarkesën apo lëshimin e gazeve serrë në atmosferë, mirëpo, nga ana tjetër, mund të ofrojë edhe zgjidhje në drejtimin apo menaxhimin me ndryshimet klimatike. Ndryshimet klimatike janë një kërcënim real për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë. Edhe pse bujqësia është sektor kompleks dhe veç më i zhvilluar, gjithçka varet nga nxehtësia, nga rrezet e diellit dhe nga uji, si faktorët kryesorë për rritjen e kulturave. Edhe përkrah disa përfitimeve të caktuara që mund të lindin nga zgjatja e sezonit të vegjetacionit të kulturave/bimëve dhe nga temperaturat më të larta, megjithatë, do të shfaqen një varg i ndikimeve negative, mes të cilave edhe: sasi të zvogëluara të ujit dhe rritje e numrit dhe frekuencës të kushteve ekstreme të motit. Anomalitë apo parregullsitë e reshjeve mund të ndodhin në relacion apo marrëdhënie me: sasinë, intensitetin, kohën e shfaqjes, shpërndarjen sezonale dhe hapësinore, si edhe llojin (shira dimërore në vend të borës). Variacionet apo ndryshimet më të mëdha të temperaturave do të manifestohen nëpërmjet të valëve të zgjatura të nxehtësisë dhe ulje të papritura të temperaturës. Variacionet më të mëdha kohore dhe hapësinore të kushteve meteorologjike, siç është edhe dukuria apo paraqitja e fatkeqësive natyrore do të ndikojë në: kushtet e tokës, afrueshmëria apo dispozicioni i ujit për ujitje, rendimentet bujqësore dhe nënshtrimi ndaj insekteve të dëmshme dhe organizmave patogjene”, thuhet në Raportin e projektit “Ballafaqimi me ndryshimet klimatike”.

Ndryshimet klimatike shqetësuese për qytetarët dhe autoritetet

Nga Ministria e Ambientit Jetësor për Press Online thonë se ndryshimet klimatike janë shqetësuese jo vetëm për qytetarët por edhe për autoritetet e vendit. “Nga ratifikimi i marrëveshjes së Parisit ne seriozisht punojmë në zbatimin e kontributeve nacionale për ndryshimet klimatike . Edhe këto kontribute nacionale duhet të sigurojnë se ne deri në vitin 2030 do të kemi 30% të zvogëlimit të misioneve CO2 krahasuar me skenarin bazë”, thonë nga Ministria e mjedisit jetësor.

Ndërsa, nga Instituti i gjelbër, vlerësojnë se përveç që shoqërisë dhe institucionet nuk diskutojnë për këtë çështje, mungojnë edhe gjurmimet gjithëpërfshirëse për ndikimin e ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut. “Besojmë se sektori akademik, respektivisht ekspertët do të mund të bëjnë vlerësime të caktuara që ta shohim ndikimin ndaj shtetit tonë, konkretisht ndaj degradimit të vendit bujqësor që është njëra nga degët kyçe në shtetin tonë”, theksojnë nga Instituti i gjelbër. Sipas tyre, masat e adaptimit ndërmerren ose planifikohen për shkak të mbrojtës nga katastrofat natyrore, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe menaxhimin apo udhëheqjen e qëndrueshme me resurset, si dhe për shkak të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. “Këto masa janë më së shumti të kushtuara për të reduktuar apo zvogëluar ndjeshmërinë dhe vulnerabilitetin ndaj variacioneve aktuale klimatike, se sa për mbrojtje nga paraqitja e kushteve ekstreme të motit të cilat do të ndodhin në të ardhmen”, nënvizojnë nga ky institut.

Roli i qendrës për menaxhim me kriza gjatë ballafaqimit me kriza

Qendra për Menaxhimin me Kriza paraqet një subjekt shtetëror përgjegjës për paralajmërimin e hershëm, monitorimin e situatës dhe identifikimin e rreziqeve që mund të sjellin deri në situatë krize, si edhe lajmërimin e të gjithë pjesëmarrësve në sistemin për menaxhimin me kriza dhe të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Ai është i organ i vetëm i kryesisë shtetërore ku është fut në fuqi dhe zbatohet kujdestaria 24-orësh për pranim, përpunimin dhe shkëmbimin e lajmërimeve dhe informacioneve për ngjarjet e mundshme emergjente. Për këtë qëllim, në qendër është themeluar dhe vazhdimisht 24 orë funksionon numrin falas i telefonit për thirrje emergjente – 195 – nga të gjitha linjat e mundshme të komunikimit për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Qëllimi i funksionimit të këtij numri është thirrje urgjente nga ana e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë, nëse ka vërejtur apo regjistruar çfarë do paraqitje ose rrezik i cili mundet ti rrezikojnë të mirat materiale ose njerëzit, si edhe jetën normale. Qendra e realizon përgjegjësinë e vet nëpërmjet të parandalimit (përpara ndodhisë së mundshme nga çdo lloj rreziku), paralajmërimit të hershëm (njoftim ose paralajmërim të popullsisë aty ku ekziston paralajmërim paraqitjes së rrezikut) dhe menaxhimin me rreziqet që ndodhin, veçanërisht nëse ata mund të shkaktojë situatë krize.

Mimoza MUSTAFAI

(Me këtë storie Press Online i bashkohet fushatës me interes publik për mjedis më të mirë “Mos injoro! Reago!” të Institutit për Studime të Komunikimit dhe mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.)

Текстот е првично објавен ТУКА.