sp1s6wf5.jpg

Tetëdhjetë për qind e tokës bujqësore kultivohet nga familjet e vogla të fermave me një madhësi mesatare prej 2.8 hektarësh. Por për shkak të thatësirave të mëdha, bujqit thonë se toka ka mbetur shkretë pa të mbjella

Mimoza MUSTAFAI

Maqedonia e Veriut ende nuk ka përpiluar strategji për ballafaqim me ndryshimet klimatike. Për momentin punohet në dy projekte dhe planifikohen plane për aksione klimatike. Autoritetet thonë se nuk rrinë duar kryq dhe se punojnë në hartimin e strategjisë kombëtare për ndryshimet klimatike. Nga ministria e Ekologjisë mbështeten te masat e përpiluara për ajër të pastër dhe efikasitet energjetik. Vlerësojnë se ato janë njësoj të efektshme në luftën me problemin global, shkruan Press Online.

“Në strategjinë të cilën shpresojmë se do të bëhet publike së shpejti, ka tri shtylla në të cilat, përveç mbrojtjes nga ajri ndotur, efikasiteti energjetik, shtylla e gjelbër përfshinë edhe çështjen e ndryshimeve klimatike. Të gjitha aktivitetet që i bëjmë në planin për ajër të pastër, për ngrohje alternative, për efikasitet energjetik të ndërtesave, për stimulimin e burimeve të ujit, janë shembuj që i zvogëlojnë gazrat serë, e rritë efikasitetin energjetik, e rritë shfrytëzimin e burimeve të ripërtrira, që të tre komponentët janë pjesë e Marrëveshjes së Parisit, që janë të matshme për secilin vend”, thonë nga Ministria e Ekologjisë për Press Online.

Përderisa Ministria e Ekologjisë siguron se çdo masë jep rezultatet, të tjerët i ndjejnë pasojat e ndryshimeve klimatike. Temperatuarat e larta u krijojnë vështirësi bujqve, thotë Ismalaki Mustafa, bujk i rajonit të Pellagonisë, Prilepit. “Shumë shpesh ndodhë të thahet toka, këtë vit ka ndodhur që tokën ta lëmë shkretë pa mbjell asgjë. Ndërsa gjatë periudhës së vjeshtës nga reshjet e mëdha të shiut kemi pasur problem me mbjelljen e duhanit dhe kulturave tjera kopshtare”, u shpreh për Press Online, Ismalakiu. Sipas të dhënave zyrtare, tetëdhjetë për qind e tokës bujqësore kultivohet nga familjet e vogla të fermave me një madhësi mesatare prej 2.8 hektarësh.

Ndryshimet klimatike e “hanë” edhe buxhetin e shtetit

Për vitin 2017 nga buxheti i Maqedonisë janë paguar rreth 4,5 milionë euro për dëmet e shkaktuara nga moti i keq dhe janë parashtruar 17.800 kërkesa. Ndërkohë që gjatë vitit 2018, vetëm në rajonin e Strumicës janë prodhuar mbi 250 milionë kilogramë prodhime të ndryshme bujqësore. Ndërkohë, Maqedonia në 20 vitet e fundit shënohet rritja mesatare prej dy gradë e temperaturës si dhe rënie e konsiderueshme sasive të shiut. Trende të ngjashme negative, pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Pritjet janë që deri në vitin 2030 të ketë ulje më të madhe të rendimenteve të kulturave strategjike bujqësore si gruri dhe domateve në shtet deri në 50 për qind. Vlerësohet se lugina e lumit të Vardarit, rajonet e Strumicës, dhe Gjevgjelisë si dhe fushat e Kumanovës dhe Ovçe Poles janë më të prekshme nga rritja e temperaturave dhe ulja e lagështisë në truall. Mirëpo dëme mund të priten në gjitha rajonet bujqësore të vendit me intensitet më të lartë , por edhe më të ulët.

Me këtë storie Press Online i bashkohet fushatës me interes publik për mjedis më të mirë “Mos injoro! Reago!” të Institutit për Studime të Komunikimit dhe mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup. Тестот е првично објавен ТУКА.