arsen-696x392.jpg

МК

Milot Aliji është klasa e shtatë në shkollën fillore “Rilindja” në fshatin Llojan,  të Lokovës. Ai bashkë me shokët e tij çdo ditë luan futboll në oborrin e shkollës. Por ai dhe shokët e tij druajnë se mund të helmohen nga deponia e cila gjendet vetëm 20 metra është larg shkollës.

Kjo deponi kundërmon erë të keqe ndërsa përmban arsen dhe metale të tjera të rënda

 “Po kemi qenë me arsimtarin e gjeografisë. Na ka shpjeguar për vendin këtu. Është shumë erë e keqe dhe mund të helmohemi”, tha Milot Alija,nxënës.

Mbi një milion tonelata arsen gjendet në këtë vend. Që nga mbyllja e minierës nga viti 1970 mbetjet e metalit janë të grumbulluara ku është formuar deponi.

“Кјо deponi paraqet një bombë aktive jo vetëm për fshatrat dhe zonën përreth, por edhe më gjerë. Mbi një milion ton arsen, antimon dhe substanca të tjera të rrezikshme janë shpërndarë në një deponi sa 15 fusha futbolli. Arseniku është ndër toksinat më të rrezikshme. Ndikimi i saj mund të shkaktojë leukemi, sëmundje të zemrës, kancer të lëkurës, mushkëri, mëlçi”, Arbana Qerimi Klimenta, gazetare.

Afrim Zymberi profesor i gjeografisë në shkollën “Rilindja” thotë se arseni shkakton kancer dhe kjo paraqet rrezik për nxënësit të cilët vinë në shkollë çdo ditë. Ai shton se është mbuluar vetëm një pjesë e arsenit, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë nëpër tokat pjellore.

“Sidomos kur koha është e nxehtë arseni kundërmon erë këtu. Era e keqe depërton edhe këtu ku po qëndrojmë e lëre nëse shkojmë atje. Uji i cili përdoret në shumë familje është i ndotur dhe ka përqindje të madhe të arsenit. Shohim se institucionet shtetërore pak ose shume pak janë të interesuara  për jetën dhe shëndetin e këtyre banorëve”, u shpreh profesori, Afrim Zymberi.

Problemi i cili i tangon banorët e fshatit Llojan është uji. Ata e përdorin ujin nga bunarët që i kanë të vendosur në shtëpitë e tyre. Nuk flasin para kamerës po na i treguan rezultatet që i kanë bërë në qendrën e shëndetit publik në Kumanovë.

Në ujë është e lejuar që 10% të ketë arsen. Ndërsa rezultatet që na i dërguan tregojnë se uji përmban qindra herë më shumë arsen se nga e lejuara.

228.1 arsen – uji ka 218 herë më shumë arsen se nga e lejuara

55,06 arsen- uji ka 45 herë më shumë arsen nga e lejuara

35,09 arsen uji ka 25 herë më shumë arsen nga e lejuara

“Kemi kontakte të mira me kryetarin, shpresoj se së shpejti do ta zgjidhim problemin me ujin. Disa bunarë kanë shumë arsen disa jo. Mua nuk më ka dalë. Shumicës ju ka dal se ka arsen. Shkojmë në Vaksincë që të marrim ujë”, theksoi kryetari i Bashkësisë Lokale në Llojan, Selam Memeti.

Ndonëse ky problem ekziston që nga viti 1970, kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi thotë se në të ardhmen do të gjendet zgjidhje. Tha se do të përpiqet që t’ua mundësojë banorëve të Llojanit të pinë ujë të pastër deri në përfundim të mandatit.

“Te rezervuari në fshatin Llojan do të vendosen filtra të cilat shtëpitë e shëndetit kanë përcaktuar se janë adekuate. Por kjo do të jetë për një kohë të shkurtër për arsye se projekti ynë kapital me të cilin tumbacioni për ujë të pijshëm ka arritur deri në fshatin Llojan dhe do t’i japin prioritet fshatit Llojan t’i ndërtohet infrastruktura ujore ashtu siç është sipas standardeve ndërkombëtare”, deklaroi kryetari i Komunës së Likoves, Erkan Arifi.

Ministria e ekonomisë në vitin 2014 paralajmëroi riaktivizimin e kësaj miniere, por kjo nuk u realizua. Pastaj në vitin 2014 lidhi kontratë të eksplorimit të deponisë me arsen me një kompani turke.

Sipas ministrisë kjo kompani ka marr leje për eksplorim që nga qershori i vitit 2018-të dhe ka afat dy vjet që të bëj zhvendosjen e deponisë jashtë shtetit.

Ndërkaq ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, me mbështetje financiare të qeverisë Çeke, ka përgatitur studim fizibiliteti për rehabilitimin e deponisë në Llojan. Aty është potencuar se për pastrimin e këtij vendi do të duhej 4,2 milion euro.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta

Со овој прилог, ТВ 21 се приклучува кон кампањата за подобра животна средина „Не игнорирај! Реагирај!, што ја спроведува Институтот за комуникациски студии и е финансирана од Британската амбасада во Скопје. Прилогот е првично објавен ТУКА.