kozno.png

Rritet numri i sëmundjeve të lëkurës si pasojë e temperaturave të larta të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Një prej tyre është melanoma malinje që është forma më e rëndë e karciomit të lëkurës. Dermatologia Zorica Zafiroviq çdo ditë kontrollon qytetarë që kanë probleme me lëkurën. Thotë se më së paku që një herë në vit duhet  të kryhen kontrolle të lëkursë. Kjo vlen posaçërisht për ata që kanë ten të bardhë të lëkurës.

“Çdo plagë për të cilën dyshohet se është kancer në lëkurë, rekomandohet që në kohë të shkojë në kontrolle, të vendosë diagnozë dhe të largohet plaga. Metoda me dermatoskopi për zbulimin e hershëm të kancerit në lëkurë. Shkenca e ka vërtetuar se rrezet ultra violete, edhe natyrale edhe artificiale, përkatësisht edhe nga dielli edhe nga solariumi, luajn rol të rëndësishëm në paraqitjen e karcionomit të lëkurës”, tha dermatologija Zafira Zafiroviq .

Qytetarët që i takuam në Klinikën për dermatologji, nuk deshën të flasin për problemin e tyre me lëkurën. Por vërejtëm që korridoret e klinikës ishin të stërmbushur me njerëz që prisnin radhë.

“Sipas dermatologëve numri i kancerit në lëkurë po rritet në mënyrë alarmante por fatkeqësisht nuk dihet numri i saktë. Ata apelojnë deri te prindërit që mos t’i lënë fëmijët e tyre të shkojnë në solariume pasi që kjo gjë shkakton kancer më vonë. Duhet kujdes më i madh për atë se sa qëndroni në diell jo vetëm në verë por edhe në muajt e dimrit në mal”, Arbana Qerimi, gazetare.

Mihaill Çobukovski nga Instituti i shëndetit publik, thotë se ndryshimet klimatike çdo vit ndikojnë më shumë në shëndetin e qytetarëve.

“Më herët dihej, kur fillonte pranvera, tani është vjeshtë e kështu me radhë. Zakonisht alergjitë janë nga nektari, bimët, pyjet dhe drunjtë, nga ajo që ata lëshojnë, kjo zakonisht fillonte në pranverë, në fund të prillit dhe në maj. Tani simptomat fillojnë më herët. Teshtitje, lotim i syve e kështu me radhë. D.m.th.  fillojnë shumë më herët, ndërsa mbarojnë shumë më vonë, për dallim para disa viteve”, deklaroi Mihaill Çobukovski nga ISHP.

Në tre vitet e fundit, në vend përveç fazës së verdhë, ka edhe fazë të portokalltë si pasojë e ndryshimeve klimatike. Në vend mbizotëron thatësi e cila ndikon ndaj prodhimit të ushqimit. Përndryshe në botë rritet numri i katastrofave natyrale. Për fat të mirë Maqedonia nuk rrezikohet nga cunami apo tornadot, por numri i vërshimeve po rritet. Më herët vërshime kishte në çdo 10 vjet, ndërsa tani çdo vjet. Vërshimi më i madh ndodhi në vitin 2016, në Lagjen Hasanbeg, Komuna Gazi Babë, ku jetën e humbën 22 persona, si pasojë e shiut të dendur.

Arbana Q. Klimenta

Со овој прилог, ТВ 21 се приклучува кон кампањата за подобра животна средина „Не игнорирај! Реагирај!, што ја спроведува Институтот за комуникациски студии и е финансирана од Британската амбасада во Скопје. Прилогот е првично објавен ТУКА.